Pas problemeve me Liverpoolin, disa klube saudite kanë futur Mohamed Salah në listën e tyre të dëshirave.
Sulmuesi egjiptian ka lënë të kuptohet se të shtunën, kur Liverpool pret Brighton në Anfield, mund të jetë momenti i “lamtumirës” të tij. Pas asaj ndeshjeje, ai do të udhëtojë drejt Kupës së Kombeve të Afrikës, ndërsa e ardhmja e tij me Liverpool mbetet e paqartë.
Al-Hilal vazhdon ta ketë në radar Salah, pasi u përpoq seriozisht ta transferonte 33-vjeçarin para Kupës së Botës për Klube. Por ata nuk janë të vetmit.
Neom FC ka interes konkret. talkSPORT raporton se skuadra e Christophe Galtier është gati të veprojë nëse Salah bëhet i disponueshëm në janar dhe nëse kostoja është e përballueshme.
Po ashtu edhe Al-Qadsiah po monitoron nga afër situatën dhe mund ta financojë vetë marrëveshjen, pa ndihmën e Ministrisë së Sportit. Klubi është në pronësi të Aramcos dhe po bëhet shpejt një fuqi e rëndësishme në Saudi Pro League.
Drejtori sportiv i ligës, Michael Emenalo, ka marrëdhënie të afërt me Salah dhe do të luante rol kyç në çdo transferim.
Zyrtarë të lartë të sportit në Arabinë Saudite shohin Salah si një “fytyrë të ligës” për vitet e ardhshme dhe besojnë se ai mund të ndihmojë në ruajtjen e interesit global kur Cristiano Ronaldo të largohet gjë që pritet të ndodhë në verën e vitit 2027.
Për këtë arsye, Salah do të bëhej një nga lojtarët më të paguar në botë. Me paga, bonuse dhe të ardhura të tjera, ai mund të fitonte rreth 175 milionë paund në sezon.
Ka pasur raportime se Salah dhe Liverpool mund të bien dakord për një ndërprerje të kontratës në janar, por burime të afërta me klubin e mohojnë këtë.
Liverpool vazhdon të planifikojë me Salah deri në verën 2027 dhe golashënuesi më i mirë i klubit duhet të paraqesë një plan konkret largimi që klubi të ndryshojë qëndrim. Liverpool nuk pritet të bëjë lëshime, përfshirë faljen e një tarife transferimi.
Salah është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2017./Arbresh.info
Lajm i jashtëzakonshëm për Bayernin, rikthehet Davies
FBI ndihmoi Kosovën t’i kapte gjurmët e të dyshuarve për sul...
Hamza pret Lladrovcin: PDK-ja në Drenas është e bashkuar dhe...
‘Alarm’ tek Reali para ndeshjes me Cityn: Mbappe...
Alonso: Jemi të gjithë të bashkuar, ndihem i motivuar dhe i ...
Trump sulmon ashpër udhëheqësit evropianë: Janë të dobët