Ylli egjiptian Mohamed Salah është shprehur i bindur se është lojtari më i mirë afrikan në historinë e futbollit.
Në një intervistë për “France Football”, sulmuesi i Liverpool ka theksuar se, megjithatë, respekton emrat e mëdhenj që ka prodhuar kontinenti afrikan.
“Po, e konsideroj veten lojtarin më të mirë afrikan të të gjitha kohërave. Megjithatë, ka pasur shumë lojtarë të mëdhenj: mund të përmend George Weah, Didier Drogba dhe Samuel Eto’o”, ka deklaruar Salah.
Ai ka folur edhe për trajnerin më të rëndësishëm në karrierën e tij, duke përmendur Luciano Spalleti, me të cilin ka punuar gjatë kohës së tij te Roma.
“Luciano Spalletti është trajneri më i mirë që kam pasur ndonjëherë. U përmirësova shumë me të, si taktikisht ashtu edhe mendërisht. Ai më dha mundësinë të shpreh talentin tim dhe të rritem si lojtar”, ka shtuar Salah./rtk
Organizatorët e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” kë...
Konflikti në Lindjen e Mesme-Turqia aktor kyç për negociatat...
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...
Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për...
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...