Mbrojtësi i Arsenal-it, Bukayo Saka beson se ka të drejtë që ka refuzuar Nigerinë për Anglinë.
19-vjeçari ka pranuar ftesën e parë nga Anglia për ndeshjet e tetorit kundër Uellsit, Belgjikës dhe Danimarkës, transmeton portali arbresh.info.
Saka që është lindur në Londër ka pasur mundësinë të reprezantonte Nigerinë, mirëpo zgjodhi “Tre Luanët”.

“Ndihem që jam krenar që refuzova Nigerinë. Gjithmonë vazhdojë t’i shoh ndeshjet e Nigerisë dhe iu uroj më të mirat dhe do vazhdoj t’i mbështes”.
“Por kam parë si Anglia është transformuar dhe mendoj se e ardhmja është e mirë. Ndihem mirë që zgjodha Anglinë”, deklaroi ai.
Mbetet të shihet se në cilën ndeshje Saka do e bëjë debutimin, kurse sot (e diele) realizoi ndaj Sheffield United-it./arbresh.info.
Foshnja dyjavëshe dërgohet pa shenja jete në QKMF në Malishe...
Paralajmëron Ukraina: Nuk bëjmë lëshime territoriale për një...
Ish-deputeti më aktiv i VV-së, Driton Hyseni, mbetet jashtë ...
Tragjedi në Shkodër: Hidhet nga kati i pestë i pallatit, ndë...
Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë të spitalit në Vusht...
Ulen çmimet e derivateve, nafta 1.59 euro për litër