Arsenal ka arritur të shënoj fitoren e radhës në Premier League duke mposhtur Southamptonin me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros së shtatë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, shkruan Arbresh.info.
Ishin mysafirët që realizuan golin e parë në këtë takim me anë të Archer, në minutën e 55-të.
Mirëpo, “Topçinjtë’, reaguan shpejtë ku vetëm pas tre minutash barazuan rezultatin me golin e Havertzit pas asistimit nga Saka.
Anglezi asistoi edhe në golin e epërsisë të Arsenalit, dhjetë minuta më vonë ku e shënoi Martinelli.
Pas dy asistimeve ishte radha që Saka të realizoj.
Dy minuta para fundit, anësori anglez vendosi rezultatin final 3-1.
Pas kësaj fitore Arsenali ka 17 pikë në tabelë dhe ndanë pozitën e dytë me Manchester Cityn, teksa liderë është Liverpooli me një pikë më shumë.
Ndërkohë, Southamptoni është i parafundit në tabelë me një pikë.
Ndeshja e radhës për të drejtuarit e Artetas është ndaj Bornemouth në udhëtim pas pushimit ndërkombëtar, kurse Southampton luan në shtëpi ndaj Leicesterit./Arbresh.info
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...