Bukayo Saka pritet t’i bashkohet grumbullimit të Anglisë në kuadër të dy ndeshjeve të muajit tetor. Sulmuesi anësor ka vuajtur në ditët e fundit për shkak të një dëmtimi, saqë humbi dhe sfidën direkte ndaj rivalëve të titullit, Man.City, në takimin e luajtur në Emirates.
Në ndeshjen e fundjavës, Saka nuk ishte i grumbulluar me ekipin e Mikel Artetës, por raportime të besueshme në Ishull bëjnë me dije se 22-vjeçari pritet të bëhet pjesë e “Tre Luanëve” për përgatitjet e ndeshjeve ndaj Italisë dhe Australisë.
Anglia do të presë fillimisht Australinë më 13 tetor, në Ëembley, në një miqësore, ndërkohë që 4 ditë më vonë, do të luajë ndaj Italisë në të njëjtin impiant.
Pas pesë ndeshjeve të luajtura në Grupin C në kualifikueset e Euro 2024, “Tre Luanët” kryesojnë bindshëm me 13 pikë, 6 pikë më shumë se ndjekësit më të afërt të Italisë dhe me një fitore tjetër në shtëpi ndaj “azzurrëve” do të vulosnin çështjen e kualifikimit.
Lajmi për rikthimin e Saka mund të mos tingëllojë mirë për trajnerin Arteta të Arsenalit, që do të dëshironte që lojtari i tij kryesor të merrte pushimin e duhur në këtë pauzë të kampionateve para se të rikthehej sërish në Premier League./SS
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA