Saka do të bëhet lojtari më i paguar në histori të Arsenalit me kontratën e re

18:45 | 17 Shkurt 2026
D.H

Bukayo Saka do të vazhdoj të jetë shtylla e Arsenalit edhe për disa dite, pasi ka nënshkruar një kontratë të re që e bën atë futbollistin më të paguar ndonjëherë në historinë e klubit.

Anësori anglez përfaqëson në mënyrë perfekte klubin londinez, jo vetëm për cilësitë e tij në fushë, por edhe sepse është rritur në akademinë e Arsenalit, duke u kthyer në një figurë simbolike për skuadrën.

Sipas raportimit të BBC, Saka ka firmosur një marrëveshje të re që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në vitin 2031, ndërkohë që kontrata e tij e mëparshme përfundonte në fund të sezonit të ardhshëm.

Marrëveshja e re është jashtëzakonisht e favorshme për 24-vjeçarin, i cili do të përfitojë rreth 18 milionë euro në sezon. Në total, deri në përfundim të kontratës, ai pritet të arkëtojë afërsisht 100 milionë euro, duke vendosur një rekord absolut në klub.

Në aspektin sportiv, Saka mbetet një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta.

Gjatë këtij sezoni, ai ka realizuar shtatë gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime në 33 ndeshje në të gjitha garat.

 

Shpërndaje në rrjete sociale