Ylli i Liverpoool, Sadio Mane beson që bashkëlojtari, Jordan Henderson e meriton çmimin e lojtarit të vitit në Premierë Ligë.
Mane, Henderson dhe Van Dijk janë tre favoritët për këtë çmim, pasi kanë ndihmuar më së shumti në skuadër duke arritur 27 fitore në 29 ndeshje, transmeton portali arbresh.info.
Senegazezi ka thënë se Henderson e meriton sepse është treguar kapiten dhe lider i mirë duke i ndihmuar skuadrës si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.

“Do të shkoja për Henderson. Ka qenë ndihmë e madhe në suksesin tonë këtë vit, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm”.
“Ishte vërtetë shumë i mirë këtë vit. Një lider i mirë dhe kapiten i shkëlqyer”, deklaroi ai për Talksport.
“Reds” kanë nevojë vetëm për dy fitore që të shpallen kampion në Premierë Ligë, mirëpo shkaku i suspendimit të kampionatin anglez, janë në pritje se kur do rinis futbolli./arbresh.info.
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit