Google ADS

Sacchi: Interi është favorit për titull

09:29 | 4 Dhjetor 2023
E.H

Legjenda e AC Milanit, Arrigo Sacchi në një pronocim për “La Gazzetta dello Sport”, ka lavdëruar Interin pas fitores ndaj Napolit.

Skuadra “Nerazurre” mbrëmë mposhti kampionin në fuqi të Italisë (0-3), në “Diego Armando Maradona”.

Sacchi mendon se skuadra e Simone Inzaghit vazhdon me formën e mirë skurse në duel me ‘napolitanët’, atëherë sipas tij, Interi do ta fitojë titullin e kampionit në Itali.

“Nuk e kam të vështirë ta them se, nëse ata luajnë si në Napoli, Interi është favorit për Scudetto”, ka thënë Sacchi.

“Por nëse luajnë si në Torino kundër Juves, atëherë gjithçka mund të jetë në pikëpyetje. Por, ndeshja Napoli-Inter ndezi entuziazmin”, ka theksuar ikona italiane./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale