Arrigo Sacchi kreu revolucion në fundin e viteve ’80 dhe pushtoi botën me Milanin e tij të paharrueshëm. Ish-trajneri i njohur ka bërë një deklaratë disi befasuese për Sky Sport. Cilësitë e Ronaldo fenomenit ishin të pabesueshme, por Sacchi nuk do e kishte marrë në skuadrën e tij.
Ai analizon mendimin e tij, teksa shprehet se dyshja Van Basten-Gullit i mjaftonte. I pari cilësohet nga shumëkush si qendërsulmuesi më i mirë në histori, ndërsa i dyti ishte një “përbindësh”, i cili e ndihmoi shumë Milanin në aspektin e mentalitetit fitues.
“Van Basten dhe Ruud Gullit ishin dy sulmues të jashtëzakonshëm, nuk do t’i kisha ndërruar me asnjë tjetër. Ronaldo kishte një superiore krahasuar me të tjerët, por nuk do e kisha marrë kurrë në skuadrën time. Para së gjithash, unë shikoja aspektin njerëzor dhe ata që kishin ndjenjën e përbashkët.
Gullit më ka ndihmuar shumë për t’i dhënë Milanit një mentalitet fitues. Di Stefano nuk e shihte kurrë një ndeshje deri në fund. ‘Lojë e shëmtuar dhe e mërzitshme, po largohem‘, shprehej ai kur nuk kishte harmoni brenda skuadrës‘, komenton ish-trajneri i famshëm italian.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK