Skuadra nga Liga e tretë e Gjermanisë, Saarbrucken ka arritur të mposht Monchengladbachin me rezultat 2-1, në kuadër të çerekfinales së Kupës së Gjermanisë.
Kjo skuadër ka qenë befasia kryesore e këtij viti në Gjermani, duke eliminuar tre skuadra nga Bundesliga nga Kupa, shkruan Arbresh.info.
‘Viktima e parë’ nga Bundesliga ishte Bayern Munich, ku Saarbrucken e mposhti me rezultat 2-1 në 1/16 e finales.
Kjo skuadër tregoi dhëmbët edhe në 1/8 e finales kur mposhti Frankfurtin me rezultat 2-0 dhe tregoi se ajo fitore ndaj Bayernit nuk ishte me fat por me meritë.
Skuadra nga liga e tretë tregoi forcën dhe në mbrëmë ndaj Gladbahit duke arritur për herë të parë në histori të Kupës së Gjermanisë në gjysmëfinale.
Tani në gjysmëfinale kjo skuadër do të përballet me Kaiserslautern, ku do të kërkojë një tjetër fitore për të arritur finalen./Arbresh.info/
WHAAAAAAAT?! ?????????? ??? ??????! ?
SENSATION GESCHAFFT! ? pic.twitter.com/AxIYgStI77— 1. FC Saarbrücken (@ersterfcs) March 12, 2024
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?