Ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë po cilësohet me rrezikshmëri të lartë andaj dhe masat e sigurisë janë shtuar në Bukuresht.
Siç bëhet e ditur nga mediat rumune tashmë autoritet në këtë vend kanë bërë një plan operativ ku pritet të shmangen çdo ekses.
Kujtojmë se në ndeshjen e fundit në Bukuresht mes këtyre dy skuadrave pati kore raciste ndaj shtetit tonë, banderola anti-Kosovës si dhe ndeshja ishte e ndërprerë për rreth gjysmë ore.
Policia e Bukureshtit ka njoftuar se ka marrë masa edhe për sigurinë e mysafirëve pasi lojtarë e tifozë kosovarë do të përcillen me kordon drejt stadiumit dhe lëvizja e tyre në Bukuresht do të jetë e sigurt.
“Theksojmë se në përputhje me ligjin e vitit 2002 ndalohen nxitja e urrejtjes kombëtare, racore ose fetare, diskriminimi dhe kryerja e krimeve kundër paqes dhe njerëzimit”, njofton policia rumune.
Sfida mes këtyre dy kombëtareve luhet nesër me fillim nga ora 20:45
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?