Andy Ruiz është shprehur i bindur se ai e di pikën e dobët të Anthony Joshuas para përballjes së tyre në këtë të shtunë (e diele në kohën tonë reale).
Meksikano-amerikani do të përballet me kampionin e pamposhtur britanik për tre tituj të peshave të rënda në ‘Madison Square Garden’ në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Edhe pse e ka humbur titullin e tij të vetëm, Andy Ruiz ka thënë se do t’i shkaktojë shumë probleme Anthony Joshuas me stilin e tij të boksuarit.
“Ai ka një dobësi”, ka thënë meksikani në një intervistë për Sky Sports. “Ai është më i mirë aktualisht pasi ka tre breza. Por ta shikoni se më ka boksuar? Unë kam kontaktuar me ta dhe asnjëri prej tyre nuk ka dashur të boksojë me mua”.
“Anthony Joshua ka një stil që më bën mua të dukem mbresëlënës. Po, ai është i madh dhe i fuqishëm. Por, stili im do të krijoj përparësi dhe do ta rrëzoj”.
“Ky është një biznes. Unë nuk kam asgjë të keqe të them për Joshuan. Unë jam sfiduesi dhe ai është kampioni”, ka shtuar më tej Ruiz para përballjes me amerikanin. /Telegrafi/
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...