Mbrojtësi i Real Madrid, Antonio Rüdiger, ka folur para mediave në prag të ndeshjes së kthimit të 1/8 së finales në UEFA Champions League kundër Manchester City, që do të zhvillohet në Etihad Stadium.
Qendërmbrojtësi gjerman theksoi se ndeshje të tilla janë momentet për të cilat punojnë futbollistët gjatë gjithë sezonit.
“Kam qenë në shumë ndeshje të tilla dhe e kam fituar Championsin me Real Madridin. Punon për këto momente. Kemi luajtur shpesh kundër Manchester Cityt në vitet e fundit dhe ata janë një nga ekipet më të mira në Evropë. Nëse dëshiron ta fitosh Championsin, duhet të përballesh me Cityn”, deklaroi ai.
Rüdiger foli edhe për gjendjen e tij fizike, duke thënë se problemet e vogla që kishte janë tashmë pas tij.
“Kam pasur disa shqetësime të vogla, por tani janë pjesë e së kaluarës. Në ndeshjet e fundit jam ndier mirë dhe po luaj mirë. Kam punuar shumë për të qenë në formë në këtë pjesë të sezonit dhe për ta ndihmuar ekipin”, shtoi mbrojtësi i madrilenëve.
Ai komentoi edhe duelët e tij me sulmuesin e Cityt, Erling Haaland, duke thënë se nuk i kushton shumë rëndësi statistikave.
“Nuk mendoj shumë për statistikat, janë vetëm numra. Në fazën e grupeve ai e fitoi duelin me mua. Lojtarë si Haaland janë shumë të fortë dhe është kënaqësi të përballesh me më të mirët. Më pëlqen kjo betejë fizike”, u shpreh Rüdiger.
Sa i përket rinovimit të kontratës me Real Madrid, gjermani u tregua i qetë.
“Për mua më e rëndësishme është të jem i shëndetshëm. Ndihem mirë dhe jam i sigurt se do të arrijmë një marrëveshje. Tani nuk është momenti për të folur për këtë”, tha ai.
Rüdiger komentoi edhe incidentin me Diego Rico, për të cilin pati polemika.
“E kam parë aksionin në slow motion dhe duket keq, por në realitet nuk ishte ashtu. Nuk kam pasur qëllim ta lëndoj. Fola me të pas ndeshjes dhe mendoj se reagimet kanë qenë pak të ekzagjeruara”, theksoi ai.
Në fund, mbrojtësi gjerman foli për rolin e tij te lojtarët e rinj të skuadrës.
“Kemi shumë futbollistë të rinj dhe është detyra ime t’i ndihmoj. Ata duhet ta kuptojnë se në fillim nuk janë si Sergio Ramos apo Paolo Maldini. Si lojtar më me përvojë duhet t’ua heqësh presionin dhe t’i ndihmosh të rriten”, përfundoi Rüdiger./Arbresh.info
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e S...
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ush...
Sulm me dron në një zonë me naftë në Emiratet e Bashkuara
Osmani në takimin lamtumirës me Orav: BE-ja mbetet partner k...
Mbappé rikthehet në stërvitje para ndeshjes me Cityn, por pr...
Arbeloa para ndeshjes me Man Cityn: Duhet nivel edhe më i la...