Barcelona është e lidhur sërish me një transferim të Ruben Nevesit.
Mesfushori portugez ishte i lidhur edhe vitin e kaluar me një transferim në “Camp Nou”, por që nuk ndodhi.
“Mundo Deportivo” ka raportuar së fundmi se agjenti, Jorge Mendes, ia ka ofruar Nevesin Barcelonës.
25-vjeçari shihet si zëvendësues i Sergio Busquetsit, i cili pritet të largohet si futbollist i lirë në verë.
Reprezentuesi i Portugalisë me Wolvesin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2024.
Sipas “Transfermarkt”, Ruben Neves momentalisht në treg vlerësohet me 40 milionë euro. /GE/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?