Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka folur hapur për mënyrën se si ka lindur ideja e tij për formacionin 3-4-3, duke zbuluar ndikimet e hershme dhe sfidat me të cilat u përball gjatë karrierës së tij si trajner i ri.
Ai tregon fillimisht se me cilin formacion e nisi karrierën e tij.
“Fillova me formacionin 4-4-2 dhe më pas e ndryshova për shkak të gjërave të vogla që vëzhgoja te ekipet e tjera. U rrita duke ndjekur Serie A dhe pashë kaseta të vjetra të Johan Cruyff, sidomos ato me tre lojtarë në mbrojtje. Kjo më mbeti në mendje”, shpjegoi portugezi.
Amorim kujtoi se ndryshimi i tij taktik nisi kur skuadrat kundërshtare e mbingarkonin mbrojtjen e tij.
“Shpesh ekipet luanin me tre sulmues dhe shtynin mbrojtësit tanë lart. Me një mbrojtje me katër lojtarë ishte e vështirë të mbulonim hapësirën. Atëherë fillova të mendoja se çfarë duhet të bëja”.
“Argëtimi është të përshtasësh mënyrën se si e sheh futbollin me çdo sistem që përdor kundërshtari”, tregon ai.
Megjithatë, ai pranon se sistemi 3-4-3 nuk është i prerë dhe se mund ta ndërrojë.
“Kjo do të evoluojë. Ne do ta ndryshojmë sistemin kur të jetë e nevojshme. Ndonjëherë duhet kohë për të kaluar nga një sistem në tjetrin, por unë thjesht po përpiqem ta stërvit ekipin ashtu siç e shoh unë futbollin”, nënvizoi Amorim.
Portugezi gjithashtu nënvizoi fleksibilitetin e tij, duke e bërë të qartë se ideja nuk është thjesht të ndjekë një formacion, por të krijojë një ekip që mund të reagojë ndaj çdo sfide në fushë.
Gashani:Dyfishohet mbështetja financiare për sportistet dhe ...
Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizm...
Qytetarëve u bëhet thirrje që nesër të shmangin pikëkalimin ...
Gjermania bëhet eksportuesi i katërt më i madh i armëve në b...
Albulena Haxhiu priti Shefin e OSBE-së në Kosovë, Gerard McG...
Kurti priti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës për ...