Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.
Ky çmim për javën e 18-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Drita, Rron Broja.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e tetëmbëdhjetë t’i takojë Rron Brojës, i cili shënoi golin e barazimit dhe asistoi në golin e fitores për ekipin e tij në ndeshjen kundër FC Feronikeli 74, që përfundoi me rezultatin 2:1.
Kapiteni Broja gjatë tërë ndeshjes, ashtu si edhe gjatë tërë këtij stinori, ka treguar një karakter të lartë, duke e udhëhequr skuadrën e tij drejt kreut të tabelës.
Aktualisht skuadra e Brojës ndodhet në pozitat e para tabelare, me gjithsej 40 pikë të grumbulluara.
Pasi mori këtë çmim, Broja u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.
“Ky stinor për ne ka qenë mjaft pozitiv, por edhe i vështirë. Megjithatë, jemi në vendin e parë me një diferencë të mirë pikësh. Që nga ndeshjet e Evropës kemi punuar shumë dhe besoj se me plot merita jemi këtu ku jemi. Jemi të vetëdijshëm që në dy fazat e ardhshme na pret një punë e vështirë për ta mbajtur pozitat e para.
Për mua është nder dhe privilegj të jem kapiten i FC Dritës, ku dihet që presioni është shumë i madh, sepse çdo vit luajmë për trofe, mirëpo mundohemi që, bashkë me gjithë ekipin, t’i arrijmë synimet tona me shumë punë. E kemi përgatitur ndeshjen shumë mirë, sepse dihet forma e lartë e Feronikelit 74 në ndeshjet e fundit dhe goli i parë që pranuam në minutat e para të ndeshjes na vështirësoi punën, sepse gjithmonë është më vështirë ta rikthesh rezultatin. Por treguam karakter të lartë, dhe e gjithë ekipa dha maksimumin, çka na u shpërblye me 3 pikë të reja për skuadrën tonë. Falënderoj Federatën e Futbollit të Kosovës që më shpallën “Yllin e Javës”, bashkëlojtarët dhe stafin e klubit Drita, sepse pa ta nuk do të ishte e mundur.” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...
Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lind...