Edhe pse kontrata i skadon në qershorin e vitit 2028, Marcus Thuram mund të largohet që këtë verë nga Inter.
Fabrizio Romano dhe jo vetëm, zbulojnë se sulmuesin francez e duan në Premier League, ekipe si Chelsea, Arsenal, Tottenham e Man. United.
Në anën tjetër, tek Inter janë të bindur se francezi do të jetë sërish zikaltër sezonin e ardhshëm. Por, nëse ndodhë që sulmuesi do të largohet merkato e ardhshme, do të jetë vetëm nëse paguhet klauzola e tij 85 milionë euro.
Nuk është hera e parë që Thuram përflitet për një largim nga Interi. E sigurt që merkato e verës që po vjen, sulmuesi francez do të jetë në qendër të saj.
Këtë sezon, Thuram ka shënuar 12 gola në 31 ndeshje, në të gjitha kompeticionet.
Vrasja e të riut në Prishtinë, Prokuroria siguron pamjet nga...
Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregulla...
Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e...
Vdes zyrtarja policore, Policia shpreh ngushëllime
Gjashtëmbëdhjetë nxënës të vrarë në zjarr në një shkollë në ...
Maran zbardh listën e Shqipërisë për miqësoret e qershorit