Manchester United duket se është stepur nga bisedimet me Borussia Dortmundin për transferimin e Jadon Sanchos.
Derisa në këtë javë e raportuar se Djajtë e Kuq kishin arritur marrëveshje me anësori anglez për transferimin nga skuadra gjermane, tani gjërat nuk qëndrojnë mirë.
Sipas asaj që raporton The Athletic, bisedimet mes Manchester Unitedit dhe Dortmundit janë duke u zhvilluar shumë ngadaltë.
Sancho po e kërkon kalimin në Old Trafford, mirëpo klubi anglez duhet t’i paguajë plotë 120 milionë euro.
Unitedi ka kërkuar nga Dortmundi që të pranojë 100 milionë euro dhe bonuse prej 10 milionë, por këta të fundit nuk pranojnë.
Edhe pse lojtari ka arritur marrëveshje personale me skuadrën angleze, gjërat mund të ndërlikohen nëse një skuadër tjetër e fuqishme futet në garë.
Barcelona me epërsi prej dy golave pas pjesës së parë ndaj A...
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane
Debatet e ashpra në shtëpi, Rogerti lë garën në “Big Brother...
Pacolli uron ditëlindjen e 60-të vëllait të tij
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës dëshmon eksperti i krim...
Rodrygo reagon pas lëndimit të rëndë që pësoi: Është një nga...