Pas shqetësimeve të ngritura lidhur me rastet e fundit të rrezikimit të shëndetit të futbollistëve gjatë ndeshjeve kampionale, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka mbajtur një takim pune me Këshillin Mjekësor të FFK-së.
Sipas një njoftimi nga ana e Federatës, ky takim kishte për qëllim të rishqyrtojë në mënyrë të thelluar dhe të avancojë strategjinë gjithëpërfshirëse të FFK-së për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së sportistëve, përcjell Arbresh.info.
Ademi në këtë takim kërkoi qartë dhe prerë që Këshilli Mjekësor të paraqesë propozime konkrete, të bazuara në praktikat më të mira ndërkombëtare, për forcimin e masave preventive dhe emergjente.
“Po ashtu, është kërkuar që të fillojnë pa vonesë të gjitha përgatitjet teknike, logjistike dhe profesionale për zbatimin efektiv të këtyre masave në të gjitha nivelet e garave. FFK e konsideron shëndetin e futbollistëve primar dhe është e vendosur të veprojë me përgjegjësi maksimale për të garantuar siguri të plotë në fushën e lojës. Ky angazhim do të shoqërohet me masa konkrete, kontrolle rigoroz dhe bashkëpunim të ngushtë me profesionistët e mjekësisë sportive, për të ndërtuar një sistem që vendos jetën e sportistëve mbi çdo gjë tjetër”, thuhet tutje në njoftimin e FFK-së.
Punëtori lëndohet pasi bie nga një lartësi në Han të Elezit
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet për një person...
Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Podujevë...
Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ka frikë ...
27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe