Roy Keane, një element i rëndësishëm te Manchester United në epokën e Sir Alex Ferguson, beson se Bruno Fernandes nuk ka profilin e duhur për të mbajtur shiritin e kapitenit, një pozicion që iu dha në fillim të sezonit nga Erik ten Hag.
Trajneri holandez ia hoqi shiritin Harry Maguire dhe ia dorëzoi pikërisht mesfushorit portugez.
“Pas asaj që pashë, sot do t’ia hiqja shiritin në krah. Bruno Fernandes nuk ka për të qenë kapiten. Ai është një futbollist brilant, nuk ka dyshime për këtë, por është krejtësisht e kundërta e asaj që i kërkohet një kapiteni te Manchester United.
Këtë e kisha thënë disa herë sezonin e kaluar, ishte një gabim. Ai vazhdimisht ankohet, bërtet, proteston me krahët në ajër. Nuk është e pranueshme dhe Ten Hag duhet ta marrë këtë vendim”, tha irlandezi gjatë analizës së derbit me Manchester Cityn, në Sky Sports./ss
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA
Federata e Futbollit të Marokut paralajmëron se do të ndërma...
Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën, diskutojnë për situ...
Policia sulmohet nga tre burra pasi ndërhyn në një rast të d...