Edhe pse Michael Carrick e ka nisur mjaft mirë aventurën e tij të dytë në krye të stolit të Manchester United, zërat kundër emërimit të tij si trajner i përhershëm vazhdojnë të jenë të pranishëm.
“Djajtë e Kuq” fituan 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e parë nën drejtimin e Carrick, ndërsa sot u mposhtën me rezultat 3-2 në transfertë ndaj Arsenalit. Pavarësisht këtyre rezultateve, disa figura të njohura të klubit nuk janë të bindura se ai është zgjidhja afatgjatë.
Njëri prej tyre është Roy Keane, ish-mesfushori i Manchester United, i cili tani vepron si analist në Sky Sports Premier League. Pas ndeshjes, Keane u shpreh se edhe në rast se Carrick do t’i fitonte të gjitha ndeshjet deri në fund të sezonit, United sërish ka nevojë për një trajner tjetër.
“Edhe nëse Manchester United fiton çdo ndeshje nga tani deri në fund të sezonit, nuk mendoj se Michael Carrick duhet ta marrë postin e trajnerit të përhershëm. Klubi ka nevojë për një trajner më të madh, më të mirë dhe me më shumë përvojë,” deklaroi Keane.
Ai shtoi se nuk është i bindur se Carrick është njeriu i duhur për këtë punë, madje edhe nëse skuadra do të arrinte të renditej në katër vendet e para të Premier League.
Nga nesër ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitar...
Vazhdon shkëlqimi i Endrickut në Ligue 1
Bie fasada e një ndërtese në Fushë Kosovë, lëndohet një pers...
Roma dhe Milan ndajnë pikët në derbin e javës
IHMK: Reshje intenzive ditën e hënë, shmangni udhëtimet e pa...
Spalletti: Juventusit i duhet një sulmues i ri, Yildiz është...