Skuadra e Premierë Ligës së Rusisë ka siguruar barazimin në takimin e xhiros së parë të 1/8-së së UEFA Evropa Ligës kundër gjigantit anglez – Manchester United.
Rostov ka arritur të siguroj barazim 1 me 1 në paraqitjen e tyre të parë në fazat eliminuese të ndonjë kompeticioni madhështor evropian ndaj skuadrës së trajnerit Jose Mourinho, shkruan portali arbresh.info.
Klubi i strategut portugez kaloi në epërsi në ‘Olymp-2′ përmes mesfushorit Henrikh Mkhitaryan në minutën e 35′ të takimit pas asistimit nga Zlatan Ibrahimovic. Megjithatë, rezultati u barazua nga sulmuesi Aleksandr Bukharov (53’) në pjesën e dytë të ndeshjes.
Rosotov ka humbur vetëm tri ndeshje nga 13 të fundit të zhvilluara në kompeticionet evropiane, ndërsa skuadra e Jose Mourinhos është e pamposhtur në 15 ndeshjet e tyre të fundit në Evropë./arbresh.info
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...