Giuseppe Rossi i ka dërguar një mesazh tifozëve të Italisë pas dështimit të tyre për tu kualifikuar në Kampionatin Botëror.
“Azurrët” dështuan për të arritur kualifikimin duke u eliminuar në play-off nga Suedia, gjë që do të thotë se ata kanë humbur pjesëmarrjen në këtë turne për herë të parë që nga viti 1958, transmeton portali arbresh.info.
“Momentet e vështira iu rrëzojnë duke iu lënë pa asnjë fuqi. I ndodhë të gjithëve”, ka shkruar Pepito në Instagram.
“Por vetëm kampionët e mrekullueshëm, me vlera të vërteta sportive, me pasion të madh për atë që bëjnë dhe me dëshirën për tu mos dorëzuar asnjëherë arrijnë t’i kalojnë këto situata”
“Ne do të rikthehemi në këmbët tona sërish, jam i bindur në këtë. NE JEMI ITALIA! Jam krenar që barti këto ngjyra dhe shpresoj të kthehem për të mbrojtur fanellën tonë në fushë sa më shpejtë që është e mundur. Nuk ka asgjë më të mirë”
“Gjithmonë ‘Forca Azzurrët'”
Rossi është duke u rikuperuar pas një tjetër lëndimi të madh në ligamente të këmbës dhe aktualisht është pa klub./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BbesrmtAPsw/
“Nuk është kompetencë e tij“, Pacolli tregon për raportet e ...
Pacolli akuza të forta për Valon Llukën: Më ka vjedhur 5 mil...
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...