Legjenda e Manchester United, Ëayne Rooney ka shpjeguar arsyen pse trajneri Sir Alex Ferguson e ka shitur mbrojtësin Gerard Pique.
Pique në vitin 2008 u transferua te Barcelona nga Manchester United, me të cilët bëri historinë duke fituar La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve disa herë, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Rooney ka thënë se fiziku i Pique ishte problemi kryesor pse Ferguson vendosi ta largojë dhe ndeshja kundër Bolton ishte vendimtare për të.

“Bolton e përfundoi karrierën e Gerard Pique te United”.
“Ishte i ri dhe bënte disa gabime dhe mendoj se kjo është arsyeja që Fergie vendosi, fiziku i tij nuk ishte i duhuri për Premierë Ligën”, tha anglezi.
Pique gjatë viteve të “Djajtë e Kuq” ishte në stol pas Rio Ferdinand dhe Nemanja Vidic, ndërsa që prej kalimit te Barcelona arriti të fitojë plotë 28 trofe.
Derisa suksese kishte edhe me Kombëtaren e Spanjës, me të cilët fitoi Kupën e Botës në vitin 2010 dhe Euro 2012./arbresh.info.
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1