Cristiano Ronaldo është njëri nga futbollistët që ka lënë gjurmë të mëdha në futbollin botërorë.
Edhe pse në supet e tij ka 39-vjeç, ylli portugez nuk po ndalet dhe po vazhdon karrierën e tij duke thyer rekord pas rekordi, shkruan Arbresh.info.
Kohë më parë arriti kuotën e 900 golave dhe u bë golashënuesi më i mirë në histori të futbollit.
Teksa së fundmi ka realizuar një tjetër gol në humbjen e skadrës së tij Al-Nassr ndaj Al-Qadisiya.
Mirëpo goli i portugezit ka qenë i veçantë për të.
Sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë së Futbolilt dhe Statistikave (IFFHS), Cristiano Ronaldo është lojtari i parë që ka shënuar kundër 200 skuadrave të ndryshme.
Ai aktualisht ëshë në kuotën e 911 golave dhe tashmë po synon të arrij shifrën e 1000 realizimeve në karrierë.
Këtë sezon deri më tani ka shënuar 11 gola e dhuruar tri asistime në 16 ndeshjet e para me Al-Nassr./Arbresh.info
Tri javë deri te afati kushtetues për presidentin, ende pa m...
Haxhiu përkujton masakrën e Polacit dhe betejën në Abri të E...
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund...
ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt ...
Vjosa Osmani në LDK? Zemaj: Ka hapësirë për të gjithë
Arrestohen e më pas lirohen dy punonjës të Postës së Serbisë...