Cristiano Ronaldo shënoi golin e parë për Al-Nassr me një përfundim mahnitës në çerekfinalet e Kupës së Kampioneve Arabe për klube.
Ylli portugez bëri një goditje të shpejtë, pasi mori një pasim nga Anderson Talisca pikërisht brenda zonës, shkruan Arbresh.info.
Al-Nassr vazhdoi të shënonte dy gola të tjerë për të mposhtur kampionët në fuqi Raja CA 3-1 dhe për të siguruar një vend në gjysmëfinalet.
Ylli 38-vjeçar e ka nisur sezonin e ri me një ritëm të lartë pasi ai tani ka shënuar tre gola në tre paraqitjet e tij të fundit për Al-Nassr në Kupën e Kampionëve të Klubeve Arabe.
Ndeshja e radhës e Ronaldos do të luaj më 9 gusht, kur Al-Nassr do të përballet me Al-Shorta në gjysmëfinalet e Kupës së Kampionëve të Klubeve Arabe./Arbresh.info/
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e ...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Jakup Krasniqit në prag t...
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...