Sulmuesi i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo ka bërë një gjest aspak të mirë pas ndeshjes ndaj Southamptonit, duke pështyu në shpinë bashkëlojtarin e tij, Anthony Elanga.
Djajtë e Kuq nuk arritën të marrin më shumë se një barazim 1-1 ndaj Saints në ndeshjen e zhvilluar në Old Trafford.
Golat në këtë përballje u shënuan nga Jadon Sancho (21’) për vendasit dhe Che Adams (48’) për mysafirët.
Pas këtij barazimi në shtëpi, lojtarët e Unitedit dukeshin të dëshpëruar, pasi patën edhe shumë raste gjatë ndeshjes.
Njëri nga më të dëshpëruarit padyshim se ishte ylli portugez, Ronaldo, i cili ka shkuar në gjashtë ndeshje pa gjetur gol.
Ky dëshpërim i tij duket se ka gjetur një ‘viktimë’ për t’u shfryer.
Bëhet fjalë për bashkëlojtarin e tij, Elanga, i cili u pështyu në fanellë nga Ronaldo, pas ndeshjes.
Gjesti i gërditshëm nga portugezi po cilësohet nga disa tifozë si aksidental, por ka edhe nga ata që po e cilësojnë si të qëllimshëm dhe si racizëm ndaj Elangas.
Ronaldo fuming with Elanga not passing pic.twitter.com/GhYeGJIASH
— Joe Martin (@Joemar99) February 12, 2022
Fatmir Limaj i bindur: PDK i fiton zgjedhjet e 28 dhjetorit
Sigal Prishtina shënon fitore dramatike ndaj Rahovecit
Arrestohen dy të mitur në Gjilan të dyshuar për mashtrim dhe...
Kurti për rezervat shtetërore: I besoj plotësisht Rozeta Haj...
Bora shënon fitore të madhe ndaj Pejës në “KaragaçR...
Albion Rrahmani shënon gol në fitoren e Sparta Pragues