Cristiano Ronaldo ka shprehur se është shumë i kënaqur me trofeun e parë të siguruar te Juventusi.
“Zonja e Vjetër” siguroi një fitore me rezultat minimal 1 me 0 duke rrëmbyer trofeun e Superkupës së Italisë kundër Milanit mbrëmjen e sotme (e mërkurë) falë golit vendimtar nga superylli portugez, shkruan portali arbresh.info.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, është shumë nxehet dhe vështirë të luash në këto gjendje”, ka thënë Ronaldo pas ndeshjes. “Ne luajtëm mirë, krijuam një numër të madh shansesh dhe sigurisht jam i lumtur që shënova golin e fitores. Jam i lumtur, ishte qëllimi im për të nisur vitin 2019 me një trofe, është titulli im i parë me Juventusin dhe jam shumë i lumtur”
“Është vetëm fillimi, ne do të vazhdojmë hap pas hapi. Ne e kemi fituar këtë Kupën tani ne duhet të vazhdojmë të punojmë shumë për të arritur trofeun tjetër”
“Serie A është gjithmonë objektivi kryesor, ne jemi në krye të tabelës, por është një turne shumë i gjatë dhe do të jetë i vështirë, prandaj ne duhet të vazhdojmë të punojmë”
“Ia dedikoj golin skuadrës, familjes time, shokëve dhe të gjithëve rreth botës që duan Juventusin dhe e duan Cristianon”
Ish ylli i Real Madridit gjeti portën pas goditjes me kokë në minutën e 61′./arbresh.info/
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid