Ditëve të fundit është përfolur se Cristiano Ronaldo ka vendosur të largohet nga Juventusi.
Andaj, mbrëmë në orët e vona, lojtari ka vendosur të dalë me një postim në rrjetet sociale me një reagim.
Portugezi është përfolur për një rikthim në Real Madrid, por këtë gjë e ka mohuar portugezi duke thënë se kapitulli tij te “Los Blancos” ka përfunduar.
“Historia ime në Real Madrid është shkruar dhe regjistruar. Me fjalë dhe numra, trofe dhe tituj, në rekorde dhe tituj. Është në Muzeun në Bernabeu dhe është gjithashtu në mendjen e çdo tifozi të klubit,” skroi CR7 në instagram.
36- vjeçari ka thënë poashtu se është mosrespekt nga ana e mediave të cilët kanë shënuar se ai do të largohet.
“Më shumë sesa mosrespektimi për mua si njeri dhe si lojtar, mënyra joserioze e mbulimit të së ardhmes sime në media është mosrespektuese ndaj të gjitha klubeve të përfshira në këto thashetheme” ka shkruar portugezi.
Kujtojmë se Cristiano Ronaldo ka kontratë të vlefshme me “Zonjën e Vjetër: deri në fund të vitit të ardhshëm. /arbresh.info/
View this post on Instagram
Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...
Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e ...
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...
Arrestohet i dyshuari për fajde në Rahovec
Vidhen 70 euro nga një objekt fetar në Graqanicë
Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohet i mituri