Ishte një moment aspak i mirë disfata e mbrëmshme e Portugalisë kundër Serbisë, gjë që ja mohoi kualifikimin direkt në Botërorin “Katari 2022”.
Tani portugezëve u duhet edhe një sforcim për fazën play-off për të siguruar kualifikimin.
Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Cristiano Ronaldo ka inkurajuar shokët e tij të skuadrës pas disfatës me Serbinë.
“Futbolli na ka treguar se, ndonjëherë, rrugët më të vështira të çojnë tek rezultatet e dëshiruara. Rezultati i djeshëm ishte i vështirë, por jo i mjaftueshëm për të na rrëzuar. Objektivi për të qenë në Kupën e Botës 2022 është ende i gjallë dhe ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë për të shkuar atje. Nuk ka justifikime. Portugalia do të shkojë në Katar”, shkruhet në postimin e yllit portugez.
View this post on Instagram
Nuk mjaftuan problemet dhe kriza e rezultateve me Manchester United, tani Ronaldo nuk po kalon një moment delikat edhe me kombëtaren e tij.
Portugalia humbi ndaj Serbisë me rezultat 2-1, me golin e Alexander Mitrovic në minutën e 90-të i cili vendosi gjithçka./Arbresh.info
Sot festohet Kurban Bajrami
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...