Ronaldo ka zbuluar se transferimi i tij në Interi ndodhi për shkak se “nuk i besoi më drejtorëve të Barcelonës” dhe pranon se “kjo ishte zgjedhja më e mirë që mund të kishte bërë”.
Braziliani iu bashkua “Nerazzurrëve” në vitin 1997 duke shpenzuar pesë sezone në Milan si dhe duke shënuar 59 gola brenda 99 ndeshjeve pavarësisht se mungoi thuajse dy sezone të plota për shkak të dy lëndimeve serioze në këmbë, transmeton portali arbresh.info.
“Isha duke negociuar me Barcelonën për rinovim”, ka zbuluar Ronaldo në një intervistë.

“Vendosa për të mos qëndruar sepse unë nuk i besoja më gjatë drejtorëve të Blaugranëve. Më pas erdhi Interi më njëherë, ishte një sfidë e mrekullueshme”
“Atëherë liga italiane ishte më e mira në botë dhe më e vështira. Mendoj se ajo ishte zgjedhja më e mirë që mund të kisha bërë”
“Ka qëndruar afër një djali që më ka pëlqyer”, Elijona e aca...
Cili është komuniteti më i diskriminuar në kontinent? BE me ...
Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij qëndronte në thjeshtës...
Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak
Forcat izraelite vrasin 11 palestinezë në Gaza, përfshirë dy...
Rama: E paimagjinueshme që SPAK ende nuk ka ngritur akuza pë...