Raporti ndërmjet Iscos dhe yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldos, vazhdon të qëndrojë në tension.
Thuhet që dyshja nuk janë duke folur dhe se Isco është i shqetësuar rreth mbështetjes direkte të Ronaldos në rivalin James Rodriguez gjatë sezonit të kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Pasi Isco tashmë ka arritur të jetë pjesë e formacionit startues nga trajneri Zinedine Zidane, mesfushori është aktualisht golashënuesi më i mirë i këtij sezoni, gjë që ka zemëruar Ronaldon.
“Cristiano Ronaldo ka shfaqur zemërimin e tij sepse dëshiron rikthimin e Gareth Bales”, ka konfirmuar eksperti i futbollit, Eduardo Inda, për ‘El Chiringuito’.
“Ai beson që uellsiani krijon hapësira, ofron asistime dhe i jep kuptim ndeshjes. Ai beson që kur Bale nuk është në fushë, opsionet e skuadrës bien”
“Përveç kësaj, Cristiano është i zemëruar me Iscon sepse ai nuk shkoi për ta falënderuar atë për asistin ndaj Las Palmas”
Isco realizoi golin e tretë pas asistimit nga Ronaldo në fitoren 3 me 0 të ‘Los Blancos’ ndaj Las Palmas në ndeshjen e xhiros së 11-të të zhvilluar të dielën në Bernabeu./arbresh.info/
Rama: TRAM-i elektrik financohet nga sektori privat
Incidenti i armatosur në rezidencën e Donald Trump, FBI merr...
Rama ndan fotoalbumin e javës
Arsenali ‘demolon’ Tottenhamin në derbin e Londrës së Veriut...
Londrim Mekaj arrin 100 mijë ndjekës në Instagram
Takimi me Kurtin për Presidentin, Hamza: Nuk mbështesim kand...