Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo është një ndër inspiruesit për sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema.
Benzema është në formën më të mirë në karrierë, duke qenë një ndër kandidatët kryesorë për të fituar Topin e Artë.
Francezi luajti pranë Ronaldos për nëntë vite, para se ky i fundit të kalonte te Juventus në vitin 2021.
Ronaldo e fitoi Topin e Artë një vit para se t’i bashkohet Madridit pasi shënoi 42 gola me “Djajtë e Kuq” në sezonin 2007/08.
Portugezi pastaj fitoi edhe katër herë tjera Topin e Artë në vitet 2013, 2014, 2016 dhe 2017.
Kjo mesa duket e ka frymëzuar më së shumti Benzeman, i cili në një intervistë për ESPN zbuloi se dëshiron të ndjek hapat e ish bashkëlojtarit.
“Është ëndërr që kur isha i ri. Është motivim gjithashtu. Vetëm që ia dola në top 30 është kënaqësi”.
“Kur Cristiano Ronaldo e fitoi në të kaluarën dhe e mori në fushë në Bernabeu, isha i lumtur për të sigurisht. I lumtur që isha në skuadrën e tij dhe mendon: ‘Po, edhe unë dua ta fitojë gjithashtu’.
“Mund të them se asnjëherë nuk kam qenë kaq afër falë paraqitjeve që kam bërë në tre apo katër vitet e fundit”..
Benzema momentalisht është lideri në Evropë për më së shumti gola dhe asistime në sezonin 2021/22, derisa edicionin e kaluar regjistroi 41 gola dhe 16 asistime./lajmi.net/
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses