Qeveria miraton Projektligjin për lehtësimin e rikthimit të shtetësisë për diasporën

10:30 | 3 Prill 2026
E.K

Xhelal Sveçla, ministër i Brendshëm, prezantoi Projektligjin e ri për Shtetësinë e Kosovës në mbledhjen e Qeverisë, i cili synon të lehtësojë rikthimin e shtetësisë për qytetarët e diasporës.

Projektligji u miratua nga qeveria pa asnjë kundërshtim.

“Në esencë, kjo nismë është një iniciativë strategjike e Qeverisë për të afruar legjislacionin tonë me praktikat më të mira ndërkombëtare. Përmes këtij projektligji realizojmë premtimin e qeverisë për lehtësimin maksimal të procesit të rikthimit të shtetësisë për diasporën tonë, të cilëve për shkak të kufizimeve në shtetet e tyre, iu është dashur të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës”, tha ai.