Në ceremoninë për ndarjen e çmimeve Globe Soccer Awards në Dubai, Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin “Goli i Vitit” falë goditjes së tij me gërshërë kundër Juventusit.
Menjëherë pasi pranoi këtë çmim, ai foli rreth këtij goli duke thënë:
“Viti ka nisur shumë mirë me një çmim fantastik dhe me këtë gol të bukur që unë fatkeqësisht e shënova kundër skuadrës time aktuale, prandaj unë nuk jam plotësisht i lumtur”, tha fillimisht Ronaldo duke buzëqeshur, transmeton portali arbresh.info.
“I falënderojë tifozët që më kanë votuar mua, qëllimi është për të vazhduar që të shënojë”
“Kam shënuar thuajse 700 gola në karrierën time dhe ky është më i bukur seç kam menduar fillimisht”, përfundoi Ronaldo.
Superylli portugez fitoi gjithashtu edhe çmimin “Lojtari i Vitit” në GSC./arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...