Aktualisht si një lojtar te Sassuolo, Kevin Prince Boateng është njëri nga protagonistët kryesor të skuadrës.
Në një intervistë për ‘SPOX’, lojtari i zhdërvjelltë ka folur rreth Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit duke diskutuar për kualitetin e të dyve, transmeton portali arbresh.info.
“Për lojtarët e rinj që dëshirojnë të bëhen futbollistë, Ronaldo duhet të jetë më i miri në botë”, ka thënë ai.
“Ai është një shembull për tu shikuar sepse stërvitet në maksimum dhe ka talent. Ai punon si një i çmendur, ai është i pasionuar në gjithçka që bënë dhe për futbollin në përgjithësi”
“Ai gjithmonë dëshiron të jetë më i miri, i pari në gjithçka. Pra, për një lojtar që sapo ka filluar, personi që duhet shikuar është ai sepse ai është perfekt”
“Ronaldo dominon në këtë botë, por vetëm në këtë botë. Nëse e kapërcejmë këtë botë më i miri është Messi sepse ai është i jashtëzakonshëm, ai bënë gjëra që askush nuk mund t’i bëjë. Nuk e shoh atë në këtë botë. Ronaldo e dominon këtë botë dhe Messi është mbi të gjithë”, shtoi Boateng.
Boateng ishte pjesë e skuadrës së Sassuolos, të cilës Ronaldo i realizoi dy gola vikendin e kaluar në Serie A./arbresh.info/
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...