Ylli portugez, Cristiano Ronaldo thuhet se dëshiron të zgjasë qëndrimin e tij në Al Nassr dhe, rrjedhimisht, karrierën e tij si lojtar.
Ambicia përfundimtare e Ronaldos është të luajë për Portugalinë në Kupën e Botës së vitit 2026.
Kështu, sipas burimit saudit Al Harbi, Ronaldo dëshiron të zgjasë marrëveshjen e tij me Al Nassr deri në fillim të vitit 2027.
Marrëveshja e tij aktuale vlen deri në vitin 2025, ku ai fiton 200 milionë euro në vit.
Nëse Ronaldo luan deri në vitin 2027, ai do të pensionohet në moshën 41 apo edhe 42 vjeçare.
Këtë sezon, ylli portugez ka shënuar 11 gola dhe 6 asistime nga 11 ndeshje në të gjitha garat. /Telegrafi/
Mësohet premia e jashtëzakonshme që Perez ua kishte ofruar l...
Rilind Gërvalla emërohet ushtres detyre i drejtorit të RTK 1...
Vrasja e rëndë e vitit 2013 në Prizren, dënohet me 15 vjet b...
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuari...
Rama nënshkruan deklaratën simbolike “18 vjet + 1 mundësi” m...
Shira të rrëmbyeshëm në Turqi/ Përmbytje masive në disa prov...