Cristiano Ronaldo ka bërë një gjest të pahijshëm në ndeshjen e fundit në La Liga ndaj Valencias.
Real Madridi fitoi në udhëtim me rezultat të thellë 4-1 ndaj Valencias në derbin e javës së 21-të kampionatit spanjoll.
Lojtari i ndeshjes ishte ylli kryesor i skuadrës, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dy golat e parë të ndeshjes, ku të dytë erdhën nga pika e bardhë.

Megjithatë, sulmuesi portugez në këtë fitore ndaj Valencias në Mestalla nuk po përmendet vetëm për faktin e dy golave të shënuara.
Gjesti i tij i bërë gjatë festës së goli të Marcelos ka bërë gjithë gjiron e botës dhe ka çuditur shumë njerëz të futbollit, përcjell Telegrafi.
Ronaldo ka bërë një gjest të pahijshëm, duke ia futur gishtin nga mbrapa shokut të tij të skuadrës, Marcelos.
Edhe pse ishte i pahijshëm si gjest, ylli portugez shihej i buzëqeshur dhe dukej se po e merr me shumë sportivitet atë.
Më poshtë mund ta shihni videon dhe gjestin e Ronaldos ndaj Marcelos tek sekonda e 22-të.
https://youtu.be/dppoeChfOLo
Demet Ozdemir “e pëlqen” Londrimin
Sllovakia dhe Hungaria kërcënojnë Ukrainën: Po ndalon kalimi...
Ron Raçi në “formacionin e javës” në Kroaci
Kurti dhe Abdixhiku takohen në ora 14:00
E dhimbshme: Ky është 18-vjeçari që vdiq tragjikisht në Mitr...
Edi Rama promovon aplikacionin ‘UnëDhuroj’ për r...