Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman thuhet se i ka bërë me dije sulmuesit Luis Suarez, që karriera në Barcelona ka përfunduar.
Sipas RAC1, tekniku holandez ka telefonuar 33-vjeçarin dhe e ka informuar që të kërkojë klubin e ri, transmeton portali arbresh.info.
Suarez shihet si lojtari i parë që do largohet nga Barcelona, por nuk do jetë i fundit ngase të sigurt qëndrimin e kanë vetëm Ter Stegen, Pique, Messi, De Jong, Griezmann, Dembele, Lenglet, Fati dhe Semedo.

Ky lajm nuk do t’i pëlqejë Messi-t, ngase ka lidhje mjaftë të mirë me Suarez dhe gjatë lojës formojnë kombinim perfekt.
Për Suarez interesim ka skuadra e David Beckham, Inter Miami dhe ish klubi i vjetër, Ajax-i.
Suarez për Barcelonën ka bërë 283 paraqitje duke shënuar 198 gola dhe dhuruar 109 asistime./arbresh.info.
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi