Barcelona ka kthyer të gjithë fokusin te largimet e lojtarëve gjatë gushtit për të liruar hapësirë dhe paga, në mënyrë që Joan Garcia dhe Marcus Rashford të regjistrohen për sezonin e ri në La Liga.
Pas largimeve të Alex Valle, Ansu Fati, Pablo Torre dhe Pau Victor, klubi po punon për shitje të tjera.
Një nga emrat që pritet të largohet është Oriol Romeu. Mesfushori 33-vjeçar nuk është në planet e Hansi Flick dhe nuk është grumbulluar për turneun në Japoni.
Romeu, që ka vetëm edhe një vit kontratë me Barcelonën, mund të largohet falas.
Valencia dhe Girona janë të interesuara për të, ndërsa Barça pritet të gjejë një marrëveshje për të mbyllur kontratën që i siguron Romeut 3.5 milionë euro në vit.
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...