Federico Fazio beson paraqitja e Romas në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve paraqet një “rritje” të klubit, por shton se iu mohuan “dy penalti të qarta”.
“Giallorossët” fituan me rezultat 4 me 2 mbrëmjen e sotme, por u eliminuan me rezultat të përgjithshëm 7 me 6, transmeton portali arbresh.info.
“Kjo duhet të përfaqësoj një rritje konsekuente, prandaj ne duhet të arrijmë në këtë fazë sezonin e ardhshëm dhe të përpiqemi të ndërtojnë atë që kemi bërë”, ka thënë Fazio pas ndeshjes.
“Ne duhet të vazhdojmë me atë që kemi bërë deri tani dhe mënyrën se si e kemi bërë, të luajmë një futboll të mirë. Ishte për keqardhje sot, veçanërisht pasi dy penalti të jashtëzakonshme nuk na u dhanë”
“Plus, gjyqtari dha vetëm tre minuta lojë shtesë. Ne duhet të mendojmë në mënyrë pozitive, të marrim të gjitha gjërat pozitive që kemi për përveç penaltive, të ngrehim kokën lartë dhe të vazhdojmë”
Rivali i Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet më 26 maj është Real Madridi./arbresh.info/
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...
Theren me thikë dy persona në Prishtinë, policia arreston dy...
Vjedhje e rëndë në Ferizaj, nga kasaforta grabiten dy armë z...
Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike
Sot mësohen finalistët e Kupës së Kosovës, në program dy gjy...
Shpërthen granata dore në Fushë Kosovë, u hodh nga vetura në...