Roma tani është vetëm një hap larg nënshkrimit të mesfushorit të Paris Saint-Germain, Renato Sanches.
“Giallorossi” u takuan dje me gjigantët parizian për të provuar të arrinin një marrëveshje për mesfushorin portugez, i cili tashmë ka folur me Jose Mourinhon dhe trajnerin e portierëve Nuno Santos, transmeton Arbresh.info.
Roma ka qenë e qetë në tregun e transferimeve që kur u hap muajin e kaluar, duke marrë vetëm tre lojtarë – Rasmus Kristensen, Evan Ndicka dhe Houssem Aouar.
Më e rëndësishmja, ylli Paulo Dybala duket se do të qëndrojë në kryeqytetin italian.
Sipas, Gazzetta dello Sport, Roma tani ka rënë dakord me kushtet e një marrëveshjeje huazimi me PSG-në për Renato Sanches, i cili pritet të përfundojë transferimin në kryeqytetin italian në ditët në vijim pas kthimit nga turneu parasezonal në Japonia.
Një faktor kyç që lehtësoi lëvizjen ishte marrëdhënia e fortë me presidentët e klubit Dan Friedkin dhe Nasser Al-Khelaifi, si dhe bisedat mes lojtarit dhe trajnerëve Mourinho dhe Santos.
Renato Sanches ishte i prirur për idenë për të luajtur në Champions League, por ishte i bindur nga projekti në kryeqytetin italian./Arbresh.info/
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...