Afati kalimtar po afrohet dhe te Roma nuk do të ketë qetësi.
Që katër vite emri i mesfushorit belg Radja Nainggolan flitet më së shumti gjatë afateve kalimtare për futbollistë.
Mesfushori belg ka qenë futbollisti kryesor i Romës viteve të fundit dhe ofertat nuk kanë munguar për të.
30-vjeçari ka refuzuar skuadra të mëdha si Chelsea, Inter, Liverpool e Manchester United.
Por gjatë janarit ai refuzoi edhe milionat e skuadrave kineze.

Mediat italiane tani raportojnë se Guangzhou Evergrande dhe Shanghai SIPG nuk janë dorëzuar për lojtarin dhe do të tentojnë sërish, shkruan Telegrafi.
Besohet se Nainggolanit do t’i ofrohet pagë vjetore mbi 10 milionë euro nga dy ekipet kineze, ndërsa për Romën një shumë rreth 50 milionë euro.
Gjithsesi lojtari vazhdon të mbetet një opsion edhe për mesfushën e dy skuadrave angleze Chelsea dhe Arsenal.
Ish-lojtari i Cagliarit dhe Piacenzës ka një kontratë me Romën deri në verën e vitit 2021.
Nainggolan këtë edicion ka shënuar gjashtë gola në të gjitha garat për Romën dhe ka dhënë 11 asistime.
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës
Atletico shpërthen ndaj VAR-it: E pamundur të garosh me dy s...