Roma është vënë pas yllit shqiptar të Liverpoolit, Xherdan Shaqirit, duke e kërkuar në huazim me mundësi të blerjes.
Sky Sport Italia shkruan se pas dështimit të marrëveshjes me Interin për Matteo Politano, klubi është vënë në kërkim të një sulmuesi krahu.
Giallorossët ende ka nevojë për një lojtar që do ta zëvendësonte të dëmtuarin Nicolò Zaniolo dhe objektivi është Shaqiri.
Sipas gazetarit të njohur të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, Roma e ka kërkuar Shaqirin në huazim me mundësi blerje në fund të sezonit.
Mbetet për tu parë nëse Liverpooli është i gatshëm t’i pranojë këto kushte.
Nëse marrëveshja arrihet, do të ishte një rikthim në Serie A për 28-vjeçarin, i cili kishte një aventurë te Interi nga janari deri në gusht të vitit 2015.
Roma ishte vënë edhe pas Susos së Milanit, por kuqezinjtë e kishin kërkuar Cengiz Underin si shkëmbim, duke bërë që romanistët të refuzojnë. /Telegrafi/
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid