Roma ka shitur qendërmbrojtësin brazilian Roger Ibanez dhe tani është në kërkim të një mbrojtësi të ri.
Giallorosët arritën ta shisnin lojtarin në Al Ahli në Arabinë Saudite duke fituar 28,5 milionë euro plus tre të tjera bonuse.
Por pas largimit të Ibanez, duhet ardhur një tjetër mbrojtës pasi për momentin janë vetëm Chris Smalling, Gianluca Mancini, Evan N’Dicka, Marcos Llorente si dhe Marash Kumbulla që do të mungoj për disa muaj.
Kryeqytetasit italianë janë duke kërkuar angazhimin e një mbrojtësi qendror dhe drejtori Thiago Pinto ka dy emra në listë.
Merih Demiral i Atalantës dhe Oumar Solet i RB Salzburg janë emrat e mbrojtësve në listën e Pintos.
Jose Mourinho i ka bërë të qartë klubit se duhet ta marrin dhe një mbrojtës dhe Roma është në negociata me dy klubet.
Megjithatë verdhekuqtë nuk duan të shpenzojnë më shumë se 20 milionë euro për transferimin e Demiral ose Solet.
Merih Demiral’s priority remains to leave Atalanta this month; he’d only accept a top club move ???
AS Roma have added his name in the list alongside Omar Solet, Inter remain interested since June.
Talks with Nottingham Forest and West Ham, never advanced. pic.twitter.com/2yroMWmVvV
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 9, 2023
Shaquan Jules, MVP i javës së 20-të
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...