Roma nuk është e gatshme të paguajë vlerën e kërkuar prej 25 milionë euro për mesfushorin, Henrikh Mkhitaryan, mirëpo janë duke u munduar ta vazhdojnë huazimin edhe për një vit.
31-vjeçari u huazua verën e kaluar për tre milionë euro te klubi italian dhe ka gjetur formën e duhur duke bërë 17 paraqitje në Seria A dhe Evropa Ligë dhe shënuar gjashtë gola duke kontribuar me katër asistime, transmeton portali arbresh.info.
Por, lëndimet e armenianit kanë bërë që Roma të mos jetë e gatshme të paguajë vlerën e 25 milionë euro.

Sipas Calciomercato, agjenti i lojtarit, Mino Raiola do i propozojë “Topçinjve” huazimin edhe për një sezon.
Për tu pranuar ky kusht nga gjiganti anglez, Mkhitaryan duhet të rinovojë kontratën sepse kontrata momentale i skadon në vitin 2021./arbresh.info.
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...