AS Roma ka siguruar fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Comos në ndeshjen e xhiros së 15-të në Serie A.
Pjesa e parë u karakterizua nga iniciativa e Romës, me raste të shumta përmes Matías Soulé, Evan Ferguson dhe Lorenzo Pellegrini, por mbrojtja e Comos rezistoi mirë, shkruan Arbresh.info.
Madje, një gol i Bryan Cristante u anulua për pozicion jashtë loje, ndërsa portieri Jean Butez u tregua vendimtar në disa ndërhyrje.
Momenti vendimtar i ndeshjes erdhi në minutën e 61-të, kur Wesley Franca shënoi golin e vetëm të takimit.
Në vazhdim, Como u përpoq të reagojë dhe pati disa raste të rrezikshme me Nico Paz dhe Stefan Posch, por mbrojtja e Romës rezistoi.
Në minutat e fundit, Leon Bailey, i futur nga stoli, krijoi disa situata të rrezikshme, por sërish Butez mbajti ekipin e tij në lojë deri në fund.
Pas këtij triumfi, Roma rikthehet tek fitorja pas dy humbjeve dhe ngritët në pozitën e katërt me 30 pikë, derisa Como mbetet e shtata me 24 sosh./Arbresh.info
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e S...
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ush...
Sulm me dron në një zonë me naftë në Emiratet e Bashkuara
Osmani në takimin lamtumirës me Orav: BE-ja mbetet partner k...
Mbappé rikthehet në stërvitje para ndeshjes me Cityn, por pr...
Arbeloa para ndeshjes me Man Cityn: Duhet nivel edhe më i la...