AS Roma është duke kërkuar nënshkrimin me portierin e Barcelonës, Jasper Cillessen.
Barcelona është e gatshme për të shitur reprezentuesin holandez këtë verë për një tarifë prej 30 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
‘Mundo Deportivo’ thotë se drejtori i AS Romas, Monchi, është duke kërkuar Cillessenin si një zëvendësues të Alisson Becker.
Holandezi do të arrinte te Roma si bartës i fanellës me numër 1 derisa Alisson vazhdon të përflitet për kalim te klubet e madha si Real Madridi dhe Chelsea.
Sa i përket pjesës së tij, Cillessen është i gatshëm të largohet nga Barcelona pas dy sezoneve si përzgjedhja e dytë – nën portierin Marc Andre ter Stegen./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...