Claudio Ranieri thotë se pronarët e Romës janë ‘shumë afër’ zgjedhjes së një trajneri të ri të Romës, por këmbëngul se nuk e ka takuar kurrë Erik ten Hag.
Gjatë intervistës së tij të fundit me Il Messaggero, trajneri i Romës u shpreh se romakët janë afër një trajneri të ri, shkruan Arbresh.info.
“Unë dhe Ghisolfi kemi ndjekur modelin anglez. Filluam me shtatë ose tetë kandidatë dhe e reduktuam listën në tre ose katër. Roma është afër, me të vërtetë afër trajnerit të ri,” u përgjigj Ranieri.
“Jam i bindur se do të vijë një trajner i mirë”, vazhdoi italiani.
Ish-trajneri i Manchester United, Ten Hag, u pa në Stadio Olimpico të dielën për të parë Roma-Juventus. Agjentët e holandezit tashmë mohuan kontaktet me Romën dhe Ranieri konfirmoi se ai kurrë nuk e kishte takuar atë./Arbresh.info
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut
Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente