Roma ka arritur të marrë një pikë ndaj skuadrës së Fiorentinës, në kuadër të xhiros së 15-të në Serie A.
Rezultati përfundoi 1-1, në një sfidë me shumë tension, shkruan Arbresh.info.
Edhe pse ndeshje u nis në mënyrën perfektë duke shënuar në minutën e pestë, përmes Lukakut, Roma më ishte e mangët.
Gjërat u vështirësuan edhe më shumë kur u largua Dybala pasi nuk arriti të vazhdonte më.
Problemet për Romën nuk mbaruan teksa në minutën e 64-të, mbetën me 10 lojtarë pas përjashtimit me karton të kuq të Zalewskit.
Vetëm dy minuta më vonë Martinez Quarta barazoi për Fiorentinën.
Lukaku në minutën e 87-të u ndëshkua me karton direkt të kuq dhe Roma mbeti me nëntë lojtarë kështu që u mbrojt deri në fund për të fituar një pikë të çmueshme në Olimpico.
Pas ndeshjes situata agravoi edhe më shumë teksa lojtari i Fiorentinës, Milenkovic u ndëshkua me karton të kuq.
Kujtojmë që në këtë sfidë u shpërndan tre karton të kuq dhe nëntë karton të verdhë.
Me këtë barazim Roma është e katërta me 25 pikë teksa Fiorentina e shtata me 24 pikë./Arbresh.info/
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump